Doruntina Kastrati

Doruntina Kastrati është artiste pamore që vepron në Prishtinë. Praktika e saj artistike përfshin skulpturën, instalacionin dhe imazhet lëvizëse. Në vitin 2014 është shpërblyer me çmimin për Artistët e së Nesërmes nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Në vitin 2017 ka fituar çmimin Hajde x 6 nga Fondacioni Hajde. Kastrati ka qenë artiste në rezidencë në International Studio and Curatorial Program (ISCP) në Nju-Jork në vitin 2015; në Art House në Shkodër në vitin 2018 dhe në Initiators në Athinë në vitin 2018. Veprat e saj janë ekspozuar së fundi në Eugster Belgrade, (2023); në Manifesta 14, Prishtinë (2022); në Muzeun Hessel, Nju-Jork, (2022); në ETH, Cyrih (2022); në ChertLüdde, Berlin (2021), në Autostrada Biennale, Prizren (2021); në Muzeun MAXXI, Romë (2021); në Kadist Foundation, Paris dhe në Kunstverein Hamburg, Hamburg (2021-2022); në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë (2020); dhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës (2020), përveç të tjerash. 

Erëmirë Krasniqi

Erëmirë Krasniqi është kritike e artit, kuratore dhe hulumtuese që vepron në Prishtinë. Krasniqi ka mbaruar studimet master në Kolegjin Dartmouth, ndërsa studimet themelore i ka kryer në Kolegjin Bard në Berlin. Si kuratore e pavarur, ajo ka drejtuar dhe kuruar projekte për Galerinë Kombëtare të Kosovës, Galerinë Kombëtare të Arteve në Shqipëri dhe Edicionin e 39-të të EVA International në Limerik të Irlandës. Praktika e saj kuratoriale dhe hulumtuese ndërthuret me arkivat, historinë gojore dhe fabulimet kritike për të përfillur dhe për të korrigjuar mangësitë në regjistrat historikë. Interesat e saj kërkimorë luhaten mes historive të artit modern socialist dhe të shprehurit lokal që kontribuon për sfidimin e narrativave dominante historike. Prej vitit 2017 deri në vitin 2024 Krasniqi ka qenë drejtore ekzekutive e Iniciativës për Histori Gojore, një burim digjital që ndërvepron me forma të reja të prodhimit kulturor dhe që mbështet dhe avokon për punën e pazëvendësueshme të arkivave mediatikë.

 

 

Hana Halilaj

Hana Halilaj është kuratore dhe studiuese. Ekspozitat e kuruara nga ajo përfshijnë Grey Eminence (2023), Violeta Xhaferi: Revisions (2023) në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Space for Memories Unmade (2022) në Galeria Qafa, Clubbing Insistence: After a Party (2022) në Doza Gallery dhe Tolocentrala, Informator (2022) në Muzeun e Artit të Hesselit, Alije Vokshi: Vendosa të vizatoja duar më të mëdha (2021) në Chert Lüdde, dhe Heronjtë dhe sekretet publike (2020) në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Halilaj ka qenë kuratore në Kunsthalle Portikus dhe Storefront për Art dhe Arkitekturë dhe ka kontribuar me kërkime në programin C-MAP në Muzeun e Artit Modern (MoMA). Gjatë vitit akademik 2022-2023, ajo ishte Asistente Kuratore në CuratorLab në Universitetin e Arteve Konstfack në Stokholm. Aktualisht Halilaj është kuratore në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ka marrë M.A. nga Qendra për Studime Kuratoriale, në Kolegjin Bard.

Hauptmeier | Recker

Hauptmeier | Reker
Duo Kompozitorësh

Paul Hauptmeier dhe Martin Recker janë kompozitorë që punojnë në fushën e kompozimit, tingullit dhe artit multimedial. Që prej më se pesëmbëdhjetë vitesh ata punojnë së bashku si një duo artistësh të quajtur Hauptmeier | Reker. Janë të angazhuar në fusha të ndryshme, ku përfshihet opera, performansa live elektronike, radio, muzika elektroakustike dhe instalimet specifike të vendit. Ata janë bashkë-themelues dhe anëtarë të bordit të ZiMMT - Qendra për Art, Muzikë dhe Teknologji të Mediave Immersive (Gjermani). Për ZiMMT, ata kurojnë ngjarje dhe bëjnë hulutmime në fushën e audios hapësinore. Që nga viti 2022, kjo duo e ligjëron artin e tingullit në Universitetin e Artit Burg Giebichenstein (Gjermani).

Okan Xhemaili

Okan Xhemaili
Arkitekt

Okan Xhemaili është një arkitekt me bazë në Prishtinë, Kosovë. Ai mori diplomën master në Arkitekturën e Ndërtimit nga Politecnico di Milano (Itali) dhe diplomën bachelor nga Universiteti Anadolu Eskişehir (Turqi). Që nga viti 2020, ai është i angazhuar si arkitekt praktikant për matteogatti&associati. Aktualisht punon si arkitekt në disa projekte arkitektonike dhe ndërtimore në Pacarizi Architecture Studio në Prishtinë.

Giovanni Giacomo Paolin

Giovanni Giacomo Paolin
Producent 

Giovanni Giacomo Paolin është kurator dhe producent i pavarur nga Venecia në Itali, ku themeloi hapësirën e projektit Panorama në 2023. Praktika e tij sillet rreth krijimit të ekspozitave si një përpjekje e përgjegjshme kolektive, duke gjetur mënyra për të ushqyer marrëdhëniet dhe për t'u kujdesur për mjedisin. Ai ka bashkëpunuar në kapacitete të ndryshme me Autostrada Biennale, Castello di Rivoli, Fondazione In Between Art Film, Guestroom Maribor, Iksv, MAXXI dhe La Biennale di Venezia. Që nga viti 2020, ai është ndër kuratorët e Una Boccata d’Arte. Projektet e fundit përfshijnë Building Resistance dhe Stelle che sorreggono altre stelle në Fondazione Elpis (Itali).

Elena Graglia

Elena Graglia
Asistente e Producentit

Elena Graglia është një praktikuese e gjithanshme kulturore me bazë në Venecia. Ajo mori diplomën master në Praktikat Kuratoriale në Institutin Evropian të Dizajnit (Itali) dhe diplomën bachelor në Konservim dhe Menaxhim të Aktiviteteve Kulturore në Universitetin Ca’ Foscari (Itali). Ndërsa ndoqi masterin e saj, ajo kuroi Eko-ekzistencat: format e natyrës dhe artificiales me mbështetjen e Fondazione Palazzo Strozzi. Në vitin 2023, ajo u angazhua me pikturën bashkëkohore në cilësinë e menaxheres së galerisë në Milano. Aktualisht ajo bashkëpunon me institucione artistike vendase në Venecia.

Kushtim Thaqi

Kushtim Thaqi
Artist 3D

Kushtrim Thaqi është producent dhe drejtor artistik i “Animation 3D” me seli në Prizren, Kosovë. Me mbi një dekadë përvojë, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në sektorët e marketingut dhe reklamave. Ekspertiza e Thaqit shtrihet në fusha të ndryshme – nga shkrimi i skenarit deri te mjeshtëria 3D, ku ai shkëlqen si animator i personazheve, modelues dhe artist vizual. Puna e tij jo vetëm që demonstron aftësi teknike, por një përzierje imponuese kreativiteti dhe aftësie. Udhëtimi i tij pasqyron përkushtimin e tij të palëkundur ndaj inovacionit dhe ndjekjes së përsosmërisë. Me çdo projekt, ai përpiqet të ngjallë emocione, të frymëzojë dhe të lërë një ndikim të qëndrueshëm.

Ott Kagovere

Ott Kagovere
Dizajner grafik


Ott Kagovere është një dizajner i pavarur grafik që jeton dhe punon në Talin, Estoni. Ai dizajnon libra, ekspozita dhe identitete për institucione kulturore dhe botues. Disa nga bashkëpunëtorët e tij janë Rab–Rab Press, The Trojan Horse Collective dhe Foto Tallinn. Ott është i përfshirë edhe në publikim përmes projekteve si Dear Friend (në bashkëpunim me Sandra Nuut) dhe botimi OPA!. Ott është i interesuar për praktikat ndërdisiplinore, duke filluar nga dizajni në letërsi dhe teoria në performancë. Ai është edhe ligjërues, që nga viti 2022, Ott është shef i dizajnit grafik në Akademinë e Arteve të Estonisë. Ai herë pas here  shkruan për dizajnin për Sirp, Müürileht dhe Vikerkaar. 

Nita Salihu Hoxha

Nita Salihu Hoxha
Dizajnere grafike

Nita Salihu është dizajnere grafike e bazuar në Prishtinë, Kosovë. Ajo është themeluee e Studio Permanent, një studio dizajni grafik e përbëre nga vetëm vajza dhe gra, e cila punon në drejtime artistike, dizajn grafik, botime të shtypura dhe animacione. Salihu është bashkëthemeluese e REDO, një ngjarje multidisiplinare e dizajnit që zhvillohet çdo vit në Prishtinë. Ka magjistruar në Multimedia dhe Dizajn Grafik në Universitetin e Prishtinës. Nita ka dizajnuar identitetin vizual për Pavijonin e Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia në 2018 dhe 2021-21, Manifesta 14 Prishtina, dhe shumë projekte të tjera për Galerinë Kombëtare të Kosovës, Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Autostradës Bienale dhe Paradën e Krenarisë së Kosovës.

 

 

Majlinda Hoxha

Majlinda Hoxha
Fotografe

Majlinda Hoxha është një fotografe nga Prishtina, Kosova— që është burimi dhe themeli i pjesës më të madhe të punës së saj artistike. Në vitin 2008, ajo mori MFA nga Shkolla e Arteve të Bukura Elam në Universitetin e Auckland (Zelanda e Re). Fotografia e Mjalindës bazohet në një gjuhë të fragmentimit dhe zhvendosjes që është e ndjeshme ndaj trazirave të fundit politike dhe sociale të Kosovës. Puna e saj është prezantuar gjerësisht në ekspozita dhe festivale në Kosovë dhe në mbarë botën, duke përfshirë në Manifesta 14 Prishtinë, Galerinë Kombëtare të Kosovës, Galerinë Kombëtare të Arteve (Shqipëri) dhe Muzeun Ludwig (Hungari).

 

 

Rina Meta

Rina Meta
Koordinatore e Komunikimit

Rina Meta është krijuese, botuese dhe eksperte e komunikimit bazuar në  Londër, Angli dhe Prishtinë, Kosovë. Ajo është kuratore e Lule Kosova 2024 në Institutin e Artit dhe Medias Bulevard, një seri ngjarjesh dhe performancash zanore në Shqipëri dhe Kosovë. Si themeluese e GIRLS -një medium kulturor, ajo bashkëpunon në botimin dhe komunikimin e tregimeve grafike, fotografike, artistike, dhe muzikore. Për Radio Montez Press, Rina prezanton ‘Radio Kosova e Lirë’.

BUREAU N

Silke Neumann and Zaida Violan
PR and Communications / BUREAU N

Rooted in a deep understanding of the creative industry and a powerful network of nonconformists, BUREAU N develops narratives, shapes identities and engages in purposeful collaboration for art, design and architecture projects. In close dialogue with their partners and community, they craft bespoke communication strategies with a multidisciplinary approach to leveraging the personalities and visions of individuals, brands and institutions.

 
Return to top