Vendi:
Museo Storico Navale della Marina Militare
Riva S. Biasio, 2148,
30122 Venezia VE, Italy

(shikoni hartën më poshtë për navigim më të lehtë)

Ekspozita e 60-të Ndërkombëtare e Artit — La Biennale di Venezia do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.

Takimi me mediat e insteresuara për Pavijonin e Kosovës mbahet më 18 prill 2024 në orën 14:00.

Hapja zyrtare e Pavijonit të Kosovës do të mbahet më 18 prill 2024 në orën 15:00.

Para hapjes së bienales për publikun do të mbahet një shfaqje njëditëshe për shtyp dhe më pas një hapje paraprake treditore. Të martën më 16 prill do të kenë qasje vetëm anëtarë të aprovuar të mediave. Të mërkurën (17 prill), të enjten (18 prill) dhe të premtën (19 prill) do të kenë qasje vetëm personat me akreditim të veçantë.

 

 

 
Return to top