Pavijoni i Republikës së Kosovës 
Ekspozita e 60-të Ndërkombëtare e Artit, La Biennale di Venezia

Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës
Doruntina Kastrati 

Kuruar nga
Erëmirë Krasniqi

Instalacioni skulpturor Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës trajton punën e feminizuar dhe pabarazinë në vendin e punës. Shikuar përafër deindustrializimin e ekonomisë dhe derregullimin e tregut të punës, Doruntina Kastrati ndeshet me format (jo)materiale të punësimit të pasigurt në industritë e lehta pas Luftës së Kosovës 1999. Puna e gjinizuar në industritë siç është ajo e prodhimit të ushqimit i ka bërë gratë ekonomikisht të cenueshme dhe i ka shtyrë ato në margjinat politike. Projekti i Kastratit angazhohet me përvojat e dymbëdhjetë punëtoreve gra të një fabrike të llokumeve në Prizren, qyteti i dytë më i madh i Kosovës dhe njëkohësisht vendlindja e artistës. Pjesërisht për shkak se punonëtoret e fabrikës e kryejnë punën e tyre nga një pozicion në këmbë, gati një e treta e tyre i nënshtrohen operacionit të zëvendësimit të gjurit. Objektet metalike që u vendosen në gjunjë janë gjurmë të orëve të gjata që punojnë me paga të ulëta. Instalacioni i Kastratit përbëhet nga skulptura të aluminit të modeluara sipas lëvozhgave të arrave, të cilat përdoren si përbërës në prodhimin e llokumeve. Të shtresëzuara me kuptime simbolik, ndërsa aludojnë në tëhuajsimin e grave të klasës punëtore, pavijoni nderon rrëfimet në vetën e parë dhe krijon asociacione therëse.

 

Ekspozita e 60-të Ndërkombëtare e Artit — La Biennale di Venezia do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.

Komisionuar nga Hana Halilaj,
Galeria Kombëtare e Kosovës

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

 
Return to top