The Echoing
Silences
of Metal and Skin
Doruntina
Kastrati

Titulli i projektit: Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës
Artistja: Doruntina Kastrati

Kuratore: Erëmirë Krasniqi
Komisionere: Hana Halilaj

Pavioni i Republikës së Kosovës në Edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit të La Biennale di Venezia

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

Instalacioni i skulptor i Doruntina Kastratit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, prezantimi i Kosovës në Bienalen e 60-të Ndërkombëtare të Venecias, trajton punën e feminizuar dhe pabarazitë në vendin e punës.

Deindustrializimi i ekonomisë dhe derregullimi i tregut të punës pas Luftës së vitit 1999 në Kosovë, krijoi mundësi mundësi të mëdha të zhvillimit të industrive të lehta (p.sh. prodhimi i ushqimit, letrës, plastikës etj.). Ky mjedis i ri ekonomik targetoi gratë dhe krijoi kërkesë për punë fleksibile dhe me pagesë të ulët. Angazhimi në punë me pagesë u ka dhënë grave një masë pavarësie financiare dhe pjesëmarrje në shoqëri. Larg nga të qenurit emancipues, feminizimi i fuqisë punëtore në industritë e lehta i ka mbajtur të paprekura rolet tradicionale gjinore, dhe duke mundësuar pak ose hiç promovim në pozita pune, i ka bërë gratë ekonomikisht të cenueshme dhe politikisht margjinale.

Projekti i Kastratit, “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” sjell në publik rrëfimet e grave, të cilat punojnë në margjinë të shoqërisë. Puna në fabrika është repetitive dhe dhe mund të bëhet vetëm në këmbë. Në këtë linjë pune, afër një e treta e grave i nënshtrohen operacionit të zëvendësimit të gjurit; objektet metalike të implantuara në gjunjë në mënyrë kirurgjikale janë gjurmë materiale të punës së tyre për orë të gjata me pagesë të ulët. Me synimin për të nxitur reflektim se pse dhe si këto praktika shfrytëzuese në vendin e punës kanë mbetur të pashqyrtuara, Kastrati do ta bëjë këtë në mënyrë abstrakte, duke theksuar karakteristikat e mishëruara të materialeve, veçanërisht atë të metalit. I shtresëzuar me simbolikë të qetë dhe diskrete, që përfaqëson tëhuajsimin e grave të klasës punëtore, çdo element në projekt ndërthuret me njëra tjetrën në një rrjet asocimesh, referencash dhe tregimesh.

Ekspozita hapet më 20 prill 2024 dhe zgjat deri më 24 nëntor 2024.

ADRESA E PAVIJONIT: Museo Storico Navale della Marina Militare Riva S. Biasio, 2148,  30122 Venezia VE, Italy

PR NDËRKOMBËTARE: BUREAU N Silke Neumann [email protected] +49 171 5238765

Për të gjitha pyetjet që mund t’i keni, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected]